Një zjarr ka rënë në kompanë “Everest” të riciklimit në Kashar të Tiranës.
Zjarrëfikset po punojnë për të mbajtur nën kontroll flakët të cilat po rrezikojnë biznesin ngjitur me të
.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta por mësohet se kompania e riciklimit është djegur dhe herë të tjera dhe është gjobitur për mos sigurimin e sistemit të alarmit ndaj zjarrit.
Policia ka bllokuar zonën si dhe është ndërprerë energjia elektrike.
Në vendngjarje ndodhet dhe Prefektia e Tiranës e cila tregon se në ndihmë ka mbërritur dhe një zjarrëfikse e Forcave të Armatosura.Gjithashtu në ndihmë kan ardhur dhe zjarrëfikset nga Durrësi.//sosnews.al

