Një sasi e madhe parash në valutë të huaj u sekuestruan portin e Durrësit.
Bëhet fjalë për një shume prej 1.5 milion euro me prerje 100-eshe.
Paratë të cilat paraprakisht dyshohet të jenë fallco, u gjetën të fshehura në brendësi të një automjeti tip tayota yaris, i cili ishte nisur nga Belgjika por pa një adresë përfundimtare.
Në port krahas efektivave të policisë kanë mbërritur edhe agjent të drejtorisë së përgjithshme të doganës.
Këta të fundit po hetojnë mbi rrugën që është ndjekur për mbërritjen e automjetit në brëndësi të së cilit u gjet sasia e madhe e parave.
Pavarësisht rrjedhjes së informacionit, policia e Durresit ende nuk ka njoftuar zyrtarisht mbi sekuestrimin e parave.

