Çifti i vrarë mëngjesin e së dielës në Shkodër ishin paraqitur 1 vit e 4 muaj më parë në polici.
Sipas të dhënave zyrtare nga policia e Shkodrës mësohet se Boran Berçana në atë kohë me detyrë punonjës policie në Fushë Arrëz ka denoncuar bashkëjetuesen e tij Silvana Ndoci se me datën 27 Mars 2017 se i kishte goditur me sende të forta duke i thyer xhamin e parë të automjetin personal tip “Ford” me targë AA896 GU të cilën e kishte parkuar në lagjen lagjen “Vojo Kushi” .
Mësohet se për ngjarjen 24 vjeçarja u procedua penalisht në gjëndje të lirë. Ndërsa pak muaj më vonë Berçana pasi ishte pajtuar me bashkëjetuesen kishte kërkuar që të tërhiqte kallëzimin penal.
Nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore është udhëzuar të drejtohet në prokurori pasi çështja po hetohej nga prokurorët.
Berçana dhe Ndoci të pacelebruar me njëri – tjetrin lanë pas dhe një fëmijë 2 vjeç i cili fatmirësisht iu shpëtoi plumbave në atenatin mafioz.

