Eduart Merkaj mban aktualisht detyrën e Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe cilësohet si numri dy i organizatës për nga rëndësia e detyrës!
Eduart Merkaj ka mbajtur më herët detyrën e kreut të SHÇBA (Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave) në Ministrinë e Brendshme si dhe me disa vite përvojë si oficer i policisë kriminale në Policinë e Shtetit.
Sosnews sjell një analizë të detajuar të deklarimit pasuror të tij, me një sqarim grafik të aseteve dhe detyrimeve të tij dhe personave të lidhur.
Ai ka deklaruar një pasuri bruto në vlerën e 90,350 euro ku 11,750 euro prej të cilave janë kredi dhe borxhe ndaj të tretëve.

Çifti Merkaj zotëron dy apartamente në Tiranë me vlerë totale të tyre prej 81,000 eurosh. Njëri prej apartamenteve 1+1 me sipërfaqe 57.40 metra katrorë është blerë në vitin 2004 në vlerën e 5 milionë lekëve të rinj (39,000 euro). Për blerjen e këtij apartamenti ata kanë deklaruar se kanë marrë një kredi në shumën prej 32,000 eurosh ndërsa vlera e mbetur është plotësuar nga kursimet familjare. Për këtë kredi rezulton se kanë mbetur pa shlyer dhe 7300 euro. Këtë apartament 1+1 Eduart Merkaj e ka deklaruar të dhënë me qera për vitin 2017 nga ku ka përfituar të ardhurat në vlerën prej 157,500 lekë (1250 euro).
Apartamentin e dytë 2+1 me sipërfaqe 88.8 metra katror e ka deklaruar të blerë në vitin 2011 me vlerë totale prej 5,329,200 lekë (42,000 euro). Burimi i të ardhurave për blerjen e kësaj prone është deklarura huaja e marrë në vlerën e 5 milion lekëvë të rinj (39,000 euro) me interes vjetor 6% shtetasit A.P lidhje shoqërore e tyre e vërtetuar me deklaratë noteriale huaje. Pjesa e mbetur prej rreth 3000 eurosh për blerjen e këtij apartamenti është plotësuar nga të ardhurat e tyre vjetore. Detyrimin prej 4,575,000 (35,700 euro ) Eduart Merkaj dhe bashkëshortja e deklarojnë të shlyer në 6 vite 2011-2017, ndërsa ka mbetur sipas tyre pa shlyer dhe 3300 euro.
Në momentin që ka marrë detyrën e drejtorit të SHÇBA (maj 2017) Eduart Merkaj ka deklaruar gjithashtu në pronësi të bashkëshortes një automjet tip benz, R320CDI, prodhim i vitit 2006, në shumën e 4,000 eurove.Këtë automjet e ka deklaruar të përfituar nga shkëmbimi (kokë më kokë) me një makinë që e dispononin më parë. Ndërsa 7 muaj më vonë me datën 18.12.2017 ka deklaruar se këtë automjet e ka shitur në vlerën e 9,000 eurove duke fituar kësisoj nga kjo shitje 5,000 euro.

Kreu i Policisë Kriminale deklaron të ardhura vjetore nga paga, shpërblime dhe dieta për vitin 2017 në funksionet e Drejtorit të SHÇBA dhe atij të Policisë kriminale në shumën prej 1,463,348 lekë (11,600 euro)
Bashkëshortja e tij T.Merkaj me profesion gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka deklaruar të ardhura vjetore nga paga në vlerën e 1,127.840 lekë ( 8900 euro).
Bashkëshortët kanë deklaruar depozita bankare në vlerën e 6,150 eurove dhe kursime cash dhe qeraja apartamentit në vlerën e 3200 eurove.

LLogari bankare:
Depozitë bankarë Tirana Bank 6000 euro
Depozitë bashkëshortja Raiffaisen 150 euro
Kursime Cash 1950 euro
Qeraja apartamenti 1250 euro
Prona të paluajtshme:
Apartament 1+1 Tiranë 39000 euro
Apartamenti 2+1 Tiranë 42000 euro
Detyrime:
Kredi bankare 7300 euro
Kredi bankare 1150 euro
Borxhi ndaj individit 3300 euro
Klikoni këtu për të shkarkuar skedën e personalizuar të pasurisë së përllogaritur të Eduart Merkajt.

Sipas ligjit të miratuar në Kuvend kriteret e Vetting bazohen në vlerësimin e figurës, pasurive dhe profesionalizmit të punonjësve të Policisë së Shtetit
Për sa i përket pasurive do të jenë objekt verifikimi:Pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme, në pronësi, posedim apo përdorim; Të ardhurat dhe burimet e tyre; Hyrje – dalje jashtë shtetit; Pagesa për arsim dhe formim profesional të fëmijëve dhe familjarëve
Për sa i përket profesionalizmit do të jenë objekt verifikimi:Vlerësimet e punës; Dokumentet e prodhuara; Procedimet disiplinore; Analiza, vlerësime specifike apo plane masash; Testim akademik.
Ky shkrim është përgatitur nga sosnews.al

