Një 25 vjeçar nga Laçi u arrestua nga policia e Tiranës pasi gjatë kontrolleve iu gjetën doza kokaine.

Në pranga ra Diklen Vata ndërsa sipas bluve pas kontrollit në afërsi të shkollës
“Bajram Curri”, iu gjet e fshehur në çorape një mbështjellëse me kokainë, si dhe 3 doza të tjera të fshehura në çelësat e makinës.

Në shtëpi të riut nga Laçi u gjetën dhe 18 doza të tjera me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Kokaina e sekuestruar shkon në peshën 11.4 gramë, ndërsa u sekuestruan edhe -3 aparate celularë dhe një mjet i markës “Rover”.
