Oficerë të policisë gjyqësore në prokurorinë e Tiranës morën këtë të shtunë në pyetje Ervis Martinaj, 36 vjeçari që mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes në zonën e ish- Bllokut në Tiranë.
Prokuroria mori dëshminë e Martinajt I cili ndodhet në arrest policor në ambientet e spitalit amerikan pranë qsut-së në kryeqytet.
Ndonëse nuk dihet shumë mbi dëshminë e tij mësohet se Martinaj ka qenë në prani të avokatit dhe ka mohuar se ka qenë I përfshirë në konflikt.
Nga ana tjetër Prokuroria pritet të kërkojë arrest me burg për 36 vjeçarin dhe mikun e tij Hate I cili ndodhet në spital sëbashku me Martinaj.

