Arben Cuko ish drejtori u burgjeve u arrestua nga policia pas dyshimeve se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën .
Urdhër arresti nga Gjykata e Krimeve të Rënda u ekzekutua pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Hetuesit dyshojnë se Çuko kundrejt lejeve që jepte për të burgosurit merrte para. Sipas informacioneve të para, Çuko është zbuluar nga përgjimet e një grupi të përfshirë në trafik droge.
Në njërin prej përgjimeve të anëtarëve të grupit kriminal të trafikut të drogës ka dalë emri i Çukos, që jepte leje për të burgosurit kundrejt pagesave.
Ish-deputeti i PS, Çuko u shkarkua nga detyra e drejtorit të Burgjeve ne daten 3 shtator nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj pasi dyshohej se ishte përfshirë në një rast korrupsioni.
Arben Çuko ka qenë Komandant i Gardës së Republikës, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.
Ai mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në korrik të vitit të 2017 dhe zëvendësoi Arjan Hoxhën, i cili u emërua në këtë post pas marrëveshjes Rama-Basha.
Per arrestimin reagoi dhe kryeministri Rama nepermjet nje statusi ne rrjetet sociale.
Ministrja e Drejtesise Etilda Gjonaj pershendeti hetimin e prokurorise:
Ne cilesine e ministres se drejtesise i propozova kryeministrit shkarkimin e drejtorit te burgjeve. Shkarkimi i tij imediat per keqmenaxhim te patolerueshem dhe dyshime te forta per korrupsion ka cuar ne nje hetim te thelluar administrativ. E pershendes dhe e mbeshtes prokurorine ne zbardhjen deri ne fund te veprimeve te ish-drejtorit te burgjeve dhe shpreh dhe nje here vullnetin e hekurt te qeverise shqiptare per te luftuar korrupsionin. Sosnews


