Në një kohë që operacionet kundër mallrave apo produkteve të skaduara të cilat rrezikojnë seriozisht jetën e qytetarëve janë thuajse sporadike,seksioni për krimin ekonomik e financiar ka ‘ mësyrë ’ në dyqanet që tregtojnë këpucë, atlete apo sandale duke sekuestruar më shumë se 150 palë të tilla.
Kontrollet janë ushtruar në tregun e ish uzinës dinamo, në dyqanet në rrugën “Myslym Shyri”, në rrugën e “Dibrës”, rrugën “Muhamet Gjollesha”, bulevardin “Bajram Curri” dhe në rrugën e “Durrësit”.
Këpucët , atletet apo sandalet e bllokuara janë të markave nga më të njohurat, si “Mici” , “Zara” ‘’Cafenoir” , “Doniana”, “Eram”, “Primadona” , “Janchi”, “Elle”, “Elong” dhe “Kafenor”.
Të 7 pronarët e dyqaneve ku është kontatuar malli, do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë pasi policia ka referuar materialet në Prokurori për veprat penale të “Shkeljes së të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Fshehja e të ardhurave” që parashikohen nga Nenet 149/a dhe 180 të Kodit Penal.
sosnews

