Hetimet një mujore të Prokurorisë së Tiranës kanë zbuluar të dhëna të tjera për të arrestuarin Ervis Martinaj që mbeti i plagosur në ngjarjen e 4 Tetorit në zonën e ish-bllokut. Në arsyeytimin se përse ky shtetas duhet të vijojë të qëndrojë në burg, prokurorët kanë paraqitur si provë dhe të dhënat se Martinaj ka qenë i pajisur me dokumenta kosoavre nën idnetitetin Admir Koca
Nga veprimet e kryera deri ne kete moment procedurial ka dyshime te bazuara ne akte se shtetasi Ervis Martinaj eshte i pajisur me nje tjeter pasaporte si shtetas kosovar me emrin Admir Koca lindur më 10.01.1980, lindur në Leposaviq dhe adresë banimi në Plemeti, Komuna e Obiliqit në Kosovë.
Sosnews sjellë pjesën e saktë të dosjes së prokurorisë ku flitet për këtë fakt:
Pas komunikimit me njesite e bashkepunimit nderkombetar dhe koordinimit per verifikim ka rezultuar se shtetasi Ervis Martinaj, disponon nje tjeter pasaporte me identitetin Admir Koca, te cilen e ka perdorur edhe per te dale jashte kufijve te Shqiperise, dokumentuar me printim nga sistemi TIMS. Dokumentohet në këtë mënyrë qartazi rreziku i ikjes se shtetasit Ervis Martinaj. Për këtë informacion është kërkuar me anë të letërporosisë administrimi i të dhënave nga autoritetet gjyqësore të Republikës së Kosovës pasi dyshohet se i hetuari Ervis Martinaj mund të ketë konsumuar elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 189 i K.Penal dhe konkretisht është kërkuar të administrohen :
Një kopje të njehsuar dhe të plotë të praktikës për aplikimin dhe pajisjen me pasaportë të Republikës së Kosovës të shtetasit me gjeneralitete : Admir Koca, i biri i Ramzi dhe Sanije, lindur më 10.01.1980, lindur në Leposaviq dhe adresë banimi në Plemeti, Komuna e Obiliqit në Kosovë, nr.ID 0457587 dhe nr.dokumenti P00743742-KS.
Variant të printuar dhe/ose elektronik të gjurmëve daktiloskopike (figurat papilare të gishtave dhe pëllëmbëve të duarve) të dhëna nga personi që ka aplikuar për pajisjen me pasaportën nr.ID 0457587 dhe nr.dokumenti P00743742-KS me identitetin e sipërcituar.
Informacion mbi të gjitha hyrje dhe daljet në territorin e Republikës së Kosovës të shtetasit me identitet Admir Koca, i biri i Ramzi dhe Sanije, lindur më 10.01.1980, lindur në Leposaviq dhe adresë banimi në Plemeti, Komuna e Obiliqit në Kosovë, nr.ID 0457587 dhe nr.dokumenti P00743742-KS./sosnews.al

