Më shumë se 20 protestues të Unazës së Re u shoqëruan nga policia mbrëmjen e kësaj të marten ë Tiranë.
Mësohet se të shoqëruarit u ndaluan nga policia pasi dogjën goma në rrugë dhe shkaktuan bllokim të segmentit në zonën e Unazës së Re të njohur ndryshe si Astiri.
Burime pranë policisë thanë se 5 dhoma të komisariatit nr 6 janë të tejmbushura ndërsa një pjesë e protestuesve ka kundërshtuar policinë madje dhe shefin e komisariatit nr 6 Pal Marku.

