Një 36 vjeçare është vrarë në orët e para të mëngjesit nga bashkëshorti i saj.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Alliasit në Tiranë.
Sipas policisë,Alket Arapaj,44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës),ka vrarë bashkëshorten e tij,Ervilma Seferaj,36 vjeç në banesën e tyre.
Policia ka arrestuar 44 vjeçarin Arapaj dhe dyshohet se vrasja është bërë me armën e shërbimit.
Njoftimi i policisë :
“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës).
Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.//sosnews.al

