Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në fshatin Galush të Peqinit.
Rolando Lleshi 20 vjeç është vrarë në mënyrë aksidentale me armë gjahu çifte nga vëllai i tij 14 vjeçar.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur teksa dy vëllezërit ishin duke kullotur bagëtinë në pyll.
Armën e gjahut e mbanin me vete për arsye sigurie. Teksa luanin me armën nga pakujdesia Kristian Lleshi ka qëlluar padashje vëllain e madh duke e lënë të vdekur në vend.
Ronaldo dhe Kristiani janë fëmijët e vetëm të Qani dhe Violeta Lleshit./sosnews.al

