Hetimi prej më shumë se një viti i aktivitetit kriminal të fisit “Çapja” në kuadër të “FORCA E LIGJIT”, zbuloi dhe një aferë të dyshuar korruptibe me përfshirjen e funksionarëve dhe punonjësve të Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Në një konferencë për mediat , zv drejtoresha e përgjitshme e policisë së shtetit Aida Hajnaj deklaroi se “Në kuadër të hetimeve të kryera mbi Proçedimin Penal nr 627 viti 2017, është bërë e mundur të dokumentohet aktiviteti jashtëligjshëm në lidhje me disa veprime korruptive, të kryera nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të sektorit privat”.
Mes të arrestuarve është një anëtarje, një ish këshilltar dhe një ish inspektori i AMA-s si dhe dy pronarë të dy TV kabllor.
Të arrestuarit e dyshuar për korrupsion tek AMA:
- Bledar Karaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan – Përfaqësues i TV kabllor “Brado” në Bradashesh
- Izmir Hajdari, 51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë – Gazetar dhe ish-inspektor i AMA
- Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë – Pronar i TV kabllor “Tata Junior”
- Adem Boriçi, 61 vjeç, lindur e banues në Elbasan – pronari i i televizionit privat. kabllor”Brado” me frekuencë në Bradashesh/ Licencën e ka marrë në vitin 2011.
- Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë – ish-Këshilltar në AMA
- Suela Musta 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë – Anëtare e Autoritetit të Medias Audivizive.
- Artan Drazhi, 34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
- Shkëlqim Sula, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim
Suela Musta anëtare aktuale e AMA-s rezulton e propozuar në detyrë nga Partia Demokratike, me një përvojë të gjatë në media si dhë në kryesinë e kuvendit. Andrea Nathanaili me një përvojë të gjatë në këtë institucion , në kohën e veprimit të dyshuar korruptiv ka mbajtur detyrën e këshilltarit dhe aktualisht jep dhe mësim në departamentin e gazetarisë tiranë.Izmir Hajdari me profesion kameraman, drejtor fotografie dhe imazhi në shumë televizione të vendit , ka qenë drejtues i fushatës së PS në peqin, për Alfred Pezën në zgjedhjet e vitit 2013 kohë në të cilën ky i fundit u zgjodh deputet i parlamentit.
Megjithë deklaratën zyrtare të policisë, në ditët në vijim mbeten për tu vlerësuar mbi çfarë provash është bërë e mundur arrestimi i tre zyrtarëve të AMA-s./sosnews.al

