Fildes Hafizi nuk ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje në momentin kur ka ndodhur vrasja.
Ky është vendimi i Gjykatës së Tiranës, i siguruar nga Sosnews ku gjyqtarja Majlinda Doga ka vendosur më 7 prill të vitit 2015 pushimin e çështjes për caktimin e urdhrit të mbrojtjes, pasi vetë Fildesi nuk u paraqit në seancë.
Sipas vendimit të gjykatës së Tiranës edhe pse Hafizi ishte në dijeni të seancës ajo nuk u paraqit.
Ndërkohë KLD ka vendosur inspektimin e treshes së gjyqtarëve të cilët liruan 53 vjeçarin Fadil Kasemin në vitin 2016.
/sosnews

