Tiranë/Një marrëdhënie bashkëjetese 5 vjeçare është prishur pas një konflikti të ashpër fizik në familje.
Sosnews sjell dëshminë e 35 vjeçarit E.M i arrestuar dhe që po vuan dënimin për dhunën e ushtruar ndaj bashkëjetueses me të cilën ka dhe një djalë 4 vjeçar.
Në kallëzimin e bërë, dhe në deklarimet e dhëna para policisë gjyqësore nga ana e të dëmtuarës është theksuar se bashkëjetuesi, në drekë ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke e goditur me shkelm në fytyrë, nga ana e majtë, në pjesën afër syrit, dhe se shkaku i goditjes ka qenë se ai kishte debatuar me kallëzuesen pasi kishte konstatuar se kishte nënën e tij të sëmurë me temperaturë.
Por çfarë deklraoi dhunuesi:
Rreth orës 14.30. kam shkuar në banesë, ku kam gjetur nënën të sëmurë. Duke qenë se pashë se nëna ishte e sëmurë kam marrë termometrin për ti matur temperaturën. Kam filluar të debatoj me bashkëjetuesen pasi ajo po me kërkonte paratë për ilacet që i kishte blerë nënës time një ditë më parë. Unë i thashë që do të ti jap ato para por për momentin nuk kam para të të jap se nuk me ka dalë rroga dhe kam nënën të semurë.
Çfarë ndodhi më pas ?
Për ti ulur temperaturën mamasë unë kam kërkuar uthull që tia ul temperaturën asaj ndërsa ***filloi të bërtiste qe jo mos sill uthull në shtëpi se do me marrë erë shtëpia. Kam marrë edhe doktorin ne telefon qe te vije ne shtepi qe ti jape ndihme mamasë.
A pranoi ajo që të vinte doktori ?
Edhe për këtë ajo filloi të më bërtiste pasi më thoshte se nuk ka ku të shkojë doktori në shtëpi pasi është rrëmujë. Filluam të grindeshim edhe me shume pasi po me thoshte qe mos keshtu se do te fus në burg.
A u ndërpre debati aty apo u përshkallëzua?
Pasi u grindëm me fjalë filluam të kapeshim edhe me duar me njëri -tjetrin. Mbaj mend që e kam goditur dhe me ka goditur por nuk mbaj mend mirë se si e kam goditur.
Ku e goditët ?
Di që e kam goditur në faqen e majtë pasi më pas e ndihmova ti vinte akull. Unë shkova më pas në spital për të vizituar nënën. Ndërsa bashkëjetuesja shkoi në spital për tu mjekuar me kunatin e saj.
A bëtë ndonjë veprim për të zgjidhur situatën ?
Më pas edhe une shkova në spital që ti kërkoja falje për gjithçka kishte ndodhur. Dua të shtoj se gjithçka ka ndodhur nga ana ime nuk ka qenë e menduar aspak por ka qenë një moment gjaknxehtësie ndaj saj.
Ekspertiza mjeko ligjore konstatoi tek bashkejtuesja thyerje me fragmente e kockave të anës se majtë të fytyrës dhe shembje e indeve të buta të kokës. 2-Këto dëmtime janë shkaktuar me mjet të fortë . 3-Dëmtimet e mësiperme hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve qe kanë sjelle humbje të aftësisë per punë në masën mbi 9 ditë. Për të gjykuar ne lidhje me kriterin e gjymtimit(shëmtimit) është e nevojshme që kjo shtetase të paraqitet për ekzaminim pranë ambulances së IML Tiranë pas tre muajsh nga koha e ngjarjes.
Për plagosjen e kryer me dashje, ndaj bashkëjetueses Gjykata e Tiranës e ka dënuar shtetasin me inicialet E. M. me gjashtë muaj dhe njëzet ditë burgim.
/SOSNEWS.AL

