Një 32 vjeçare ka rënë në prangat e policisë pasi kishte përfituar 16700 euro përmes mashtrimit.
Arrestimi i shtetases K. H. u bë pas kallëzimit nga shtetasit D. Sh. dhe A. Sh., të cilët kanë deklaruar se 32-vjeçarja, e cila administronte një agjensi turistike dhe me anë të mashtrimit, u kishte marrë atyre shumën e parave 16 700 euro, me premtimin se do t’u siguronte viza pune në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe për paketa turistike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, kanw sekuestrua në cilësinë e provës materiale 11 pasaporta, policë sigurimi dhe blloqe me shënime të ndryshme.

