Edi Rama: Kam arritur në një pikë që nuk më surprizon asgjë. Por mund të them që këtu nuk ka asnjë çështje, se po të kishte do e hapnin ata që falin as presidentët e ish-presidentët. Që nuk ka çështje, as nuk diskutohet…
Grida Duma: Çështja është që janë marrë 225 mijë nga një shqiptaro-amerikan që është takuar me zyrën tuaj. Burimi duhet të hetohet?
Edi Rama: Neza nuk e ka takuar në zyrën time, kanë ardhur 2 shokë nga Amerika. Më kanë takuar mua këtu dhe janë kthyer në Amerikë, e mes tyre ka një marrëdhënie parash më jep-të jap, duhet të lidhet me mua?
Grida Duma: Vështirë e kam që Edi Rama nuk e di kush janë personat që i kanë hyrë në zyrë?
Edi Rama: E di shumë mirë kush hyn, po e përsëris, ish-zyrtari ka ardhur me Agron Nezan. Nuk i thosha duhet të dali jashtë ky se është nga Tropoja. Edhe përsëri do të vinin, prapë do i takoja se nuk ka asgjë për të fshehur. Mbi të gjitha është që është zyrtar i lartë. Në 14 maj kjo do të jetë një kosto e shtuar për ata që e keqpërdorën.
Grida Duma: Asnjë shqetësim nuk ka Rama për çështjen McGonigal?
Edi Rama: Dola këtu se kjo është mundësia më e mirë duke u ballafaquar me përfaqësues mediash, të më ballafaqonin me një resht të aktakuzës, ku implikohet personi im. Thjesht nuk ka. Shqetësohem për faktin se katandia e atyre që po tentojnë ta kthejnë në histori është tallja më e madhe dhe cinizmi më i madh. Nuk mund të sajosh aktakuza, se do e shikojmë sa movent i madh do të jetë më 14 maj.
Kryesoret
A ka frikë se mund të hetohet? Rama për skandalin McGonigal, çon “mesazhin”: Nuk ka çështje
Të ngjashme
Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !
© 2026 SosNews. Designed by SosNews.

