Histori filmi e njëkohësisht horrori është ajo e vrasjes së Ana Walshe, nga bashkëshorti i saj, Brian.  Prokurorët në Masaçusets zbuluan sot se Brian Walshe, kërkoi në Google për disa pikëpyetje që kishte…lëvizje këto të kryera disa ditë përpara se gruaja e tij Ana të raportohej e zhdukur. 

47-vjeçari akuzohet për vrasjen e Anës në bodrumin e shtëpisë së tyre në Cohasset, Massachusetts, në orët e para të 1 janarit. Mediat amerikane kanë zbardhur kërkimet të cilat u bënë në një iPad që i përkiste njërit prej djemve të tij të vegjël. Një prej tyre ishte: Dhjetë mënyra për të asgjësuar një trup të vdekur nëse keni vërtet nevojë” dhe “A mund t’i hidhni pjesët e trupit?”.

KËRKIMET E PLOTA JANË MË POSHTË:

1 janar, dita e zhdukjes së Ana. Kërkimet fillojnë pak para orës 5 të mëngjesit dhe kryhen në iPad-in e djalit

‘Sa kohë duhet para se trupi të fillojë të nuhasë?’ 
‘Si të ndalojmë një trup nga dekompozimi?’ 
‘Dhjetë mënyra për të asgjësuar një trup të pajetë nëse keni vërtet nevojë?’ 
‘Sa kohë duhet të mungojë dikush para se të trashëgosh?’ 
‘A mund të flakësh pjesë të trupit?’
“Çfarë bën Formaldehidi?” 
‘Sa zgjat ADN-ja?’ 
‘A mund të bëhet një ID mbi mbetjet e pjesshme?’ 
‘Çpërbërja dhe mënyrat më të mira për të asgjësuar një trup?’ 
‘Si të pastroni gjakun nga një dysheme druri?’
‘Rumina për të zbuluar gjakun’  

2 janar

‘Mjeti më i mirë i sharrë hekuri për copëtim’
‘A mund të akuzohesh për vrasje pa trup?’   
‘A mund të identifikoni një trup me dhëmbë të thyer?’ 

3 janar 

‘Çfarë ndodh me flokët në një trup të vdekur?’ 

“Sa është shkalla e dekompozimit të një trupi të gjetur në një qese plastike në krahasim me një sipërfaqe në pyll?”

‘A mundet që soda e bukës t’i bëjë trupit një erë të mirë?’

4 janar: Ana raportohet e zhdukur nga punëdhënësi i saj. Kërkimet në internet ndalojnë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version