Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ndau projektin për ndërtimin e Urës së Lumit Buna. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Abazoviç tha se ura e Bunës do të kushtojë 20 milionë euro dhe financimi do të bëhet nga buxheti i shtetit. Pagesa do të ndahet në mes mes të dy vendeve ndërsa pagesa do të bëhet me këste.

Dritan Abazoviç: Kjo ishte marrëveshja, i kemi treguar disa animime. është pak i shtrenjtë, do të kushtojë rreth 20 mln euro, do të financohet nga buxheti kapital. Kemi edhe mjete rezervë për këtë. Do të ndahet në mes çmimi. Pagesa do të bëhet në disa vite, të mos jetë ngarkesë për të dy vendet tona, 73 km mes Ulqinit dhe Velipojës janë, ura është vetëm 100 metra. Do shikojmë diçka më efektive se kaq. Marrëveshja do të paguhet 50/50, është diçka e rregulltë. Pala shqiptare na ka liruar goxha, do të hapim tenderin, në aspektin financiar për 3 vite mund të paguhet edhe nga administrata jo nga buxheti. Kemi kaluar një fazë të rëndësishme, Komisioni ndërshtetëror do të vazhdojë punën me tenderin. Do të mund të akodomoheni në plazhin e madh dhe të shkoni një vizitë ditore në Shqipëri. Plazhi i madh është aty. Edhe Shqipëria ka plazhin e vetë, pse të mos mendoj dikush për një Antalia të re në këtë zonë. Punimet nuk janë aspak të vështira sepse terreni është fushor. Do të hapet një vizion i ri.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version