Në Nëntor 2022, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi denoncimin e zonjës Rina Qyra ( Hajrie). Ajo ishtë debitore, pasi nuk ka shlyer dot një kredi të marrë.

Kjo çështje kaloi te Micro Credit Albania, e cila kërkoi sekuestro prone. Përmbaruesi Fatos Alimadhi bëri fakt të kryer sekuestrimin e një prone në fshatin Bicaj të Gramshit, e cila kishte pronare të vetme nënën e debitores Rina Qyra.

Alimadhi pretendoi se mund të bllokonte pjesën takuese të vajzës debitore, edhe pse e ëma është gjallë dhe për më tepër ndarja nuk është bërë ende me gjyq.

Sipas tij, bëhet fjalë për një pronë bujqësore dhe mund të bëhet veçimi i pjesëve takuese të debitores. Për këtë problematikë, emisioni Stop iu drejtua Ministrisë së Drejtësisë.

Sot Besmira Hysenbelliu, drejtoreshë e Përmbarimit në Ministrinë ë Drejtësisë, u shpreh për “Stop”, se ka mbaruar hetimi dhe është bërë kërkesa për heqje licence.

https://youtube.com/watch?v=UAJIMJHx15o

Besmira Hysenbelliu: Po, ka mbaruar hetimi dhe është bërë kërkesa për heqje license. Në ligjin për Përmbarimin. Çdo lloj veprimi të mundshëm, që ka bërë përmbaruesi, nga grupi i inspektimit është kontrolluar çdo gjë, në bazë të kodit për inspektim dhe ministri ka dalë me vendim për heqjen e licensës. Kërkesa i bëhet komisionit disiplinor. Asgjë! Gjithë të mirat! Mirupafshim!

Grupi i inspektimit ka hartuar konkluzionet ndaj punës së përmbaruesit Fatos Alimadhi dhe ministri i Drejtësisë ka dalë me vendim për heqjen e licencës për përmbaruesin Alimadhi.

Marrë nga tvklan.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version