Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kë lëshuar urdhër-arrest për biznesmenin Mirel Mërtirin për aferën e inceneratorëve.

Mërtiri është vënë nën akuzë për korrupsion në skandalin e inceneratorëve. SPAK i ka përcjellë policisë kërkesën për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të biznesmenit.

Lidhur me skandalin e inceneratorëve akuzohen edhe Klodian Zoto e shtetasja Stela Gugallja. Kjo e fundit është ndaluar dy ditë më parë në Austri për verifikim.

Kjo pasi autoritetet shqiptare dërguan në Austri një kërkesë për arrestimin dhe ekstradimin e saj drejt vendit tonë. Tashmë është në dorën e autoriteteve austriake për të vendosur ekstradimin e saj ose jo.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version