Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimin ndaj Lefter Kokës, Alqi Bllakos dhe tetë të pandehurve të tjerë në lidhje me aferën me Inceneratorin e Elbasanit.

GJKKO ka refuzuar kërkesën e tyre për gjykim të shkurtuar të kësaj çështjeje.

Në seancën e kaluar, ish ministri Lefter Koka dhe ish deputeti i PS Alqi Bllako kërkuan pushimin e akuzave ndaj tyre. Ata kanë hedhur poshtë akuzat për pastrim parash dhe rolin e tyre aferën e Inceneratorit të Elbasanit.

Personat e dërguar për gjykim pas kërkesës së SPAK

Lefter Koka, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 dhe neni 260 i Kodit Penal,  “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga, 287, gërmat a) dhe b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese  në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Alqi Bllako, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal;

Pëllumb Abeshi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal;

Bardhul Çabiri, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal;

Serafin Papa, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal;

Etleva Kondi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal;

Jonida Zeqo, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal;

Mirel Mërtiri, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga, 287, gërmat a) dhe b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese  në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Stela Gugallja, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga, 287, gërmat a) dhe b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese  në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Klodian Zoto, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga, 287, gërmat a) dhe b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese  në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Shoqëria tregtare “Albtek Energy” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga, 287, gërmat a) dhe b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese  në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga, 287, gërmat a) dhe b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese  në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version