Arben Dervishaj, supervizor i punimeve në inceneratorin e Fierit ka kërkuaar ndryshimin e masës së sigurisë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Sipas gazetarit te Panorama TV, Ervin Leka, avokatët e Derivshajt kanë paraqitur kërkesën pranë GJKKO-së.  

Sot ai nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore, ndërsa avokatët kanë pretenduar se po vuan nga probleme shëndetësore.

GJKKO pranoi kërkesën për caktimin e ekspertëve mjekësor që do të përcaktojnë rrezikshmërinë për të qëndruar apo jo prapa hekurave. Mësohet se 3 mjekët ekspertë, u paraqitën këtë të hënë ne gjykate, për të bërë vlerësimet e tyre.

Sipas hetimeve të SPAK, Arben Dervishaj, zyrtari i FSHF-së, në rolin e supervizorit rezulton se me kompaninë e ti ka konfirmuar se janë kryer punimet në inceneratorin e Fierit ndërkohë që nga hetimet e thelluara ka rezultuar që sitaucionet e punimeve nuk kanë qenë si janë deklaruar nga ana e Dervishajt.

Ai ka përfituar mbi 740 mijë dollarë ose 744 milionë lekë të vjetra për konsulencën e dhënë për inceneratorët, pronarit të kompanive te Klodian Zotos.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version