Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot sfidën e fundit në grupin e saj në Ligën e Kombeve përballë Islandës. Një ndeshje më shumë për prestigj, tanimë që vendi i parë është i paarritshëm dhe rënia nuk është e mundur pasi nga grupi jonë u përjashtua Rusia.
Kuqezinjtë janë në vendin e fundit në grup teksa kanë regjistruar një barazim e dy humbje në sfidat e tyre, ndërsa Islandezët kanë vetëm 3 barazime në sfidat e luajtura deri tani.
Për këtë sfidë, trajneri Edi Reja ka bërë ndryshime të rëndësishme në rreshtim në krahasim me sfidën me Izraelin, duke ulur në stol Hysajn, Ajetin, Asllanin, Laçin e Brojën. Në vend të tyre aktivizohen Lenjani, Veseli, Ramadani, Bajrami dhe Uzuni.
SHQIPËRI-ISLANDË 1-1
36′ Lenjani / 90’+6′ Anderson
KOMENTI LIVE
90’+7’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.
90’+6’ E pabesueshme por e vërtetë! Një harkim nga e djathta nuk largohet nga mbrojtja kuqezi dhe Anderson dërgon topin në rrjetën e portës së Strakoshës. Barazohen shifrat.
90’+2’ Kundërsulm i shpejtë i Shqipërisë, por Laçi dhe Uzuni nuk ia dalin të finalizojnë para portës kundërshtare edhe pse mbrojtja mike ishte vendosur gabim.
90’ Jepen 7 minuta shtesë në fund të sfidës.
90’ Mihaj ndëshkohet me karton të verdhë.
86’ Fat i keq për kuqezinjtë pasi pak çaste pas zëvendësimit të fundit, Ismajli dëmtohet dhe del me barelë nga fusha e lojës. Shqipëria mbetet me 10 lojtarë në mbyllje të ndeshjes.
83’ Mihaj dhe Çokaj marrin vendin e Gjasulës dhe Bajramit në këto minuta.
83’ Rast i pabesueshëm për kuqezinjtë pasi Broja kalon portierin dhe pason për Uzunin, gjuajtja e këtij të fundit ndalet para vijës fatale nga një lojtar kundërshtar.
82’ Hysaj nga e djathta pason në qendër për Brojën por devijimi i këtij të fundit shkon jashtë pas prekjes së topit nga një mbrojtës kundërshtar.
79’ Ramadani është futbollisti i parë i kuqezinjve i cili ndëshkohet me karton të verdhë.
77’ Hysaj merr vendin e Lenjanit në fushën e lojës.
74’ Broja menjëherë shpërthen në krahun e djathtë dhe pason në qendër për Uzunin i cili po vinte me shpejtësi, por një mbrojtës devijon sferën jashtë.
70’ Haraldson, Elertson dhe Anderson hyjnë në fushë për miqtë në vend të Johaneson, Sigurdson dhe Finbogason.
69’ Abrashi dhe Cikalleshi dalin nga fusha e lojës për t’i bërë vend Laçit dhe Brojës.
68’ Abrashi lëshon një predhë nga e majta me tentativën e tij nga jashtë zonës, Runarson grushton dhe sfera shkon te Bajrami i cili gabon në gjuajtjen drejt portës duke fluturuar topin mbiu traversë.
64’ Kundërsulm i shpejtë i Balliut i cili përshkon gjysmën e fushës dhe pastaj pason në të djathtë për Ramadanin, por ky i fundit mbyllet në momentin e gjuajtjes nga mbrojtësit kundërshtarë dhe fluturon sferën mbi traversë.
62’ Tjetër ndërhyrje vendimtare e portierit kuqezi pas gjuajtjes së Bjarnason nga jashtë zonës, gardiani devijon topin jashtë.
55’ Strakosha zgjidh një moment të komplikuar, pasi Sigurdson leshëi një diagonale nga e majta e sulmit. Portieri ndal sferën dhe shmang rrezikun.
53’ Dyshja Lenjani-Uzuni i afrohet golit të dytë. Mbrojtësi pason nga e majta për sulmuesin i cili devijon sferën në duart e Runarson.
51’ Kuqezinjtë kërkojnë ndërhyrjen e VAR për një devijim me dorë në zonë, por gjyqtari pasi dëgjon shpjegimin nga salla e VAR, bën shenjë që loja të vazhdojë,.
48’ Driblim spektakolar i Bajramit në krahun e djathtë, pro pasimi i tij në qendër largohet nga mbrojtja islandeze.
46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.
45’+5’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin kuqezi të Shqipërisë.
45’+4’ Islandezët fitojnë një goditje dënimi në të djathtë pranë zonës së rreptësisë kuqezi, por fatmirësisht Helgason tenton direkt portën duke dërguar topin jashtë pa shqetësuar Strakoshën.
45’ Jepen 5 minuta shtesë.
43’ Në goditjen e këndit pasardhëse, Runason detyrohet të dalë e grushtojë topin për të larguar rrezikun nga zona e tij. Kuqezinjtë shtyjnë për golin e dytë.
42’ Tentativë e Cikalleshit nga jashtë zonës, topi devijohet jashtë katërkëndorit.
41’ Lenjani mundohet t’i kthejë borxhin Uzunit me një pasim nga e majta, sulmuesi gjuan por gjen përgjigjen e Runarson.
36’ GOOOL SHQIPËRIA! Shënon Lenjani me kokë pas një harkimi nga e majta te Uzunit.
32’ Aksion i gjatë i kuqezinjve me topin që shkon te Lenjani në të majtë. Mbrojtësi shmang një kundërshtar dhe tenton portën por gjen devijimin e një kundërshtari.
26’ Një goditje këndi harkohet rrezikshëm në zonë me mbrojtjen që nuk ia del të largojë topin. Bjarnason nga e majta tenton portën por dalja e Strakoshës eviton një surprizë pasi portieri grushton jashtë.
23’ Uzuni provon të gjejë përsëri rrjetën me një gjuajtje fluturimthi, këtë herë nga e djathta, por dërgon sferën jashtë katërkëndorit.
22’ Shqipëria mundohet të krijojë aksione me qarkullim të gjatë topi, por islandezët janë kthyer me forca të shumta në prapavijë.
19’ Top në thellësi për Uzunin i cili i shmanget mbrojtësit kundërshtar, por nuk ia del të devijojë para portierit të Islandës, me një nga futbollistët miq i cili largon sferën në këndore.
11’ Bajrami tenton me një goditje dënimi direkte, por topi devijohet nga muri mbrojtës dhe kalon mbi traversë.
10’ Gretarson hyn në fushë në vend të Tirsteinson për Islandën që merr menjëherë masat për largimin e qendërmbrojtësit.
8’ Uzuni fiton një duel me Gunarson dhe niset drejt zonës, por ndalohet pas një përplasje me kapitenin e Islandës. Sulmuesi kërkon që pamjet të shihen nga VAR dhe pas pak çastesh gjyqtari ftohet pranë ekranit. Pas shikimit të pamjeve, gjyqtari i tregon kartonin e kuq mbrojtësit të Islandës.
3’ Presing i lartë i kombëtares shqiptare në startin e sfidës me tentativa për harkime nga krahët në zonën e miqve, por islandezët largojnë rrezikun.
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Veseli, Gjasula, Lenjani, Ramadani, Abrashi, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi.
Trajner: Edi Reja
ISLANDA: Runarson, Gunarson, Magnuson, Olfson, Palson, Helgason, Bjarnason, Johaneson, A. Sigurdson, Finbogason, Torsteinson.
Trajner: Arnor Tor Vidarson
Marrë nga Panorama

