Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mashan në Gramsh, ku për pasojë ka humbur jetën një 78-vjeçar.
Viktima është shtetasi Hekuran Perfundin, ndërsa në mjet ka pasur edhe 2 persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Personat e plagosur raportohet se janë mbesa dhe nipi i viktimës, të dy të mitur, përkatësisht Aneda Perfundi 9 vjeçe dhe Eni Perfundi 7 vjec, të dy jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

