Një tjetër aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në Peqin, në fshatin Bishqem.

Sipas burimeve zyrtare një furgon është përplasur me një motor dhe për pasojë një person ka humbur jetën pasi u transportua ne Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Burime nga ky spital bënë me dije pavarësisht se 62-vjeçarit,  Myslim Saliut ju dha ndihma e parë mjekësore, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të shkaktuara në kokë.

Ndërkohë edhe mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Karin, një 49-vjeçar ndërroi jetë pasi u aksidentua me një tjetër makinë, ndërsa të plagosur mbetën edhe dy persona që ndodheshin në të./Balkanweb

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version