Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Turqi. Teksa një autobus po udhëtonte nga Dijarbakır në drejtim të Bodrumit, shoferi ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe autobusi është përmbysur në kryqëzimin Karabedir.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën 8 pasagjerë, ndërsa janë plagosur 35 të tjerë. Të plagosurit u dërguan në spitale të ndryshme në Afyonkarahisar dhe Isparta të Turqisë për mjekim të specializuar.

Në vendngjarje janë një numër i madh autoambulancash, zjarrfikëse, AFAD dhe policia.

Burimi: Haberturk

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version