Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në hyrje të nënkalimit në via Dal Cero në Verona, Itali ku kanë mbetur të plagosur 7 persona. Aksidenti i rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës. Tre makina janë përplasur ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën ndërsa shkaqet e përplasjes mbetën ende të paqarta. 

Në aksident janë përfshirë një Fiat Cinquecento që drejtohej nga një shtetas shqiptar 23 vjeç, një Renault Modus që drejtohej nga një 25-vjeçar nga Verona dhe një Toyota Yaris që drejtohej nga një 60-vjeçar po nga Verona. Katër prej të plagosurve ndodhën në gjendje të rëndë në spital.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version