Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në këtë moment, ka përplasur një këmbësor që ndodhej në rrugë. I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Bulqizë/Informacion paraprak Rreth orës 09:40 në njësinë administrative Shupenzë shtetasi L.C., duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.M., (këmbësor), i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

