Një aksident automobilistik ka ndodhur në Durrës, ku një automjet me drejtues shtetasin I. B., 30 vjeç, ka aksidentuar një 7 vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se momentalisht ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë nuk jepen më shumë detaje për gjendjen e saj shëndetësore.
Nga ana tjetër, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:40, në lagjen nr.17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin I. B., 30 vjeç, ka aksidentuar një fëmijë rreth 7 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit shtetasi I.B, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

