Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi e lëndimin rëndë të tre të tjerëve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Thumanë-Fushë Krujë. Mjeti i cili ishte duke udhëtuar drejt veriut të vendit, humbi kontrollin rreth orës 03:00, e për pasojë u përplas me barrierat anësore.

Drejtuesi i mjetit, Luan Dukaj, ka ndërruar jetë, ndërsa në gjendje të rëndë janë 3 pasagjerët, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Shkak i shpejtësisë dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave, por grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut.
“Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë Krujë-Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin J. K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen. Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. D, rreth 50 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.“-njofton Policia.

