Një aksident i rëndëështë shënuar pasditen e sotme në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e goditjes njëri prej mjeteve ka përfunduar në një kanal anësh rrugës. Mësohet se në makinën që ra në kanal, kanë qenë dy fëmijë dhe një grua brenda mjeteve.
Ata kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar në spital për kontroll, jashtë rrezikut. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa pritet që policia të dalë me një njoftim për shtyp pas hetimeve në vendin e ngjarjes.

