Një aksident fatal i ka ndodhur një 33-vjeçari shqiptar në Cosenza. I riu shqiptar ka humbur kontrollin e makinës dhe u përplas me një pemë. Përplasja ka qenë fatale për të riun i cili ka ndërruar jetë pavarësisht se në ndihmë të tij shkoi dhe një helikopter me ekip mjekësor.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, 33-vjeçari kishte kohë që jetonte në Itali dhe ishte i integruar në komunitet. Ai punonte në një firmë vendase. Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur në mediat italiane.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version