Një aksident i rëndë është raportuar ditën e sotme në Greqi. Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në zonën e Skylabela në ishullin Mykonos. 

Një 27-vjeçar mësohet se ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë, në rrethana ende të paqarta. Shoferi i makinës, i cili punonte në një lokal, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përplasur për vdekje të riun. Siç raportojnë mediat greke, përplasja ka qenë aq e fortë saqë i riu është hedhur nga makina.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendodhje kanë shkuar ambulanca, policia dhe zjarrfikësja, por i riu i cili jetonte në Mykonos kishte ndërruar jetë. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version