Besnik Nuredini, prokurori i cili hetoi në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik në Kosovë mbrëmjen e djeshme në rrugën Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë ka deklaruar se në aksident janë përfshirë fillimisht dy automjete më një makinë e tretë për të evituar përplasjen ka rënë në hendek. 

Në një automjet dyshohet se kanë qenë katër persona, në automjetin tjetër të aksidentuar janë dy të plagosurit që janë në gjendje të rëndë. Derisa vetura e tretë duke tentuar për të shmangur përplasjen, ka lëshuar rrugën dhe ka rënë në hendek”, deklaroi prokurori i rastit Nuredini.

Arlind Isufaj 21- vjeç, Mergim Behluli 23- vjeç, Armend Muhadini 39- vjeç dhe një person tjetër i cili nuk është identifikuar ende por mësohet se është punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt janë personat të cilët kanë humbur jetën në aksidentin tragjik të mbrëmjes së djeshme në rrugën Ferizaj-Shtime.  Vdekjen e tyre e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, ndërsa si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe një çift, që pësuan lëndime të rënda trupore. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar se në aksident janë përfshirë tre makina me targa vendore. Ndërkaq, edhe dy persona të tjerë janë duke marrë trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve nga aksidenti që ndodhi në dalje të Shtimes.  Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth rastit. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version