Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur masën e arrestit me burg për 26-vjeçarin, Arbër Tivari, edhe pse i riu është aktualisht është në gjendje të rëndë në spital pas aksidentit të ndodhur pak ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Në të njëjtin aksident ndërruan jetë Silva Tom Gjergji dhe Roxhesa Klironimi të cilat ishin pasagjere në makinën që drejtohen nga Tivari.

Aksidenti i frikshëm ndodhi në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit pasi makina u përplas me barrierat mbrojtëse të autostradës Tiranë-Durrës, që deri më tani hetimet kanë nxjerrë përfundimin se shkak për aksidentin ishte shpejtësia marramendëse, me të cilën ndodheshin tre të rinjtë. Ndaj dhe i riu, akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe si shkaktar për vdekjen e dy të rejave. 

“Në përfundim të shyqrtimit, Gjykata e Rrethit Gjyqsor Durrës ka disponura me Vendim, ku ka vendosur: Të pranojë kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.  Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit A.T i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” e parashikuar nga neni 290/4 i Kodit Penal.  Të caktojë ndaj të arrestuarit A. T. masën shtrënguese “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të arrestuarit. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Durrës, brenda 5 (pesë) ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar,”-thuhet në njoftimin e publikuar.

Arbër Tivari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi në mars të vitit 2021, ai i shpëtoi një atentati pasi u qëllua në dorë nga Alket Buçpapaj, gjithashtu një person problematik për drejtësinë. Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version