Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik me 3 vikima dhe 4 persona të plagopsur rëndë mbrëmjen e djeshme në ‘Rrugën e Arbrit’.
Mjeti tip ‘Benz’ ngjyrë i bardhë me të cilën po udhëtonin Kujtim Istrefi, Murat Istrefi, Lulzime Istrefi dhe Ferize Istrefi është përplasur nga makina me targa angleze ku ndodheshin Mërgim Lazri dhe Edison Lazri.
Përplasja ka qenë shumë e fortë për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara nga makina me targa angleze, duke bërë që përreth 100 metra të tërheqë zvarrë makinën ku ndodhej familja Istrefi.
Makina u nda më dysh duke shkaktuar kështu vdekjen e menjëhershme të tre anëtarëve të familjes. Të tre viktimat janë nga fshati Maqellarë i Dibrës. Pak para se të ndodhte përplasja fatale ata ishin duke udhëtuar nga fshati Gjoricë në hyrje të rrugës.
Ndërsa mjeti me targa angleze po udhëtonte nga Maqellara në drejtim të Tiranës me shpejtësi tej normave të lejuara. Përplasja mes dy mjeteve shkaktoi vdekjen e mënjehershme të Kujtim Istrefit 55 vjeç, Murat Istrefiit 74 vjeç dhe Lulzime Istrefit 51- vjeç.
Dy anëtarët e tjera Ferize Istrefi 55 vjeçe dhe Kadrie Markeçi 18- vjeçe ndodhen në spitalin e Traumës ku po marrin trajtimin mjekësor të nevojshëm. Mësohet se për zbardhjen e dinamikës së aksidentit prokuroria e rrethit gjyqësor Dibër ka thirrur ekspertët nga Tirana, Fadil Likaj dhe Fisnik Ziçishti të cilët po punojnë që nga dita e djeshme.
Sakaq, shoferi i mjetit tip ‘Benz’ që shkaktoi aksidentin fatal, Edison Lazri 28- vjeç është vënë në pranga nga policia.

