Gazetari i Panorama TV Aldo Kozarja ka konfirmuar nga burimet e tij se Konsulli i Nderit i Bullgarisë në Shqipëri, Aristidh Dimo e ka pranuar se ka përplasur për vdekje studentin 20-vjeçar Fiori Sula pak ditë më parë në Unazën e qytetit të Elbasanit dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë as ndihmën e parë.

Burimet konfirmuan për gazetarin e Panorama TV se Konsulli i Nderit ka treguar se shkak i aksidentit është bërë fakti që ai ka qenë i lodhur dhe se njërin fener e kishte të thyer, çka ka bërë që të mos shohë mirë rrugën natën.

“Unë isha i lodhur nga rruga se vija nga Bullgaria. Nuk shoh mirë natën e njërin fener e kisha të thyer dhe kjo është arsyeja që e godita”, ka thënë këtë të hënë në sallën e gjyqit Dimo, ku togat e zeza e lanë në “arrest me burg”.

Një burim nga grupi hetimor ka treguar për gazetarin e Panorama TV se “është një punë voluminoze hetimore që ka hedhur dritë mbi atë që e akuzon Aristidh Dimon lidhur me autorësinë e ngjarjes ku u aksidentua për vdekje studenti Fiori Sula në përpjekje për të kaluar rrugën”.

Puna e bërë nga grupi hetimor pretendohet se është e pakundërshtueshme.

Kjo dhe nga përgjimet telefonike që ka kryer grupi hetimor nga momenti pas aksidentit tragjik deri në momentin kur Konsulli ka hyrë në pikën kufitare të Qafë Thanës./Panorama

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version