Një aksident është regjistruar gjatë natës në aksin Fier-Patos, ku një makinë ka përplasur për vdekje një burrë.

Mësohet se pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që viktima është një burrë rreth 50 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË
Në datë 23.09.2022, në aksin rrugor “Fier-Patos”, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 50 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit i cili është larguar nga vendngjarja./Balkanweb

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version