Një operacion i gjerë policor është zhvilluar mbrëmjen e të martës në qytetin e Peqinit.
Mësohet se janë kontrolluar disa ambiente, banesa, në të cilat dyshohet se fshiheshin persona të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare.
Burimet thanë se aksioni kishte si synim gjetjen e personit të shumëkërkuar nga policia, Talo Çela.
Aksioni policor është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, miratuar dhe nga Gjykata e Posaçme GJKKO.

