Në Gjykatën e shkallës së Parë të GJKKO-së, nisi seanca paraprake ndaj ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato.
Ne kete seance gjyqesore, trupa gjykuese do të njihet me materialet hetimore te prokurorisë dhe pretendimet e pales mbrojtjëse që më pas të vendos nëse do e kalojë çështjen për gjykim apo do ia rikthejë edhe njëherë prokurorisë për të plotësuar dosjen.
Sonila Qato dyshohet se ka ndikuar në prishjen e barazisë në tender lidhje me aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, ndërsa vetëm pak javë më parë 10 persona u morën nën hetim nga SPAK, mes tyre ish-drejtuesja e Autoritetit Rrugor shqiptar. Nën akuzë nga SPAK eshte vendosur dhe motra e drejtoreshes se IKMT, Dallëndyshe Bicit, Elona Goga, kjo e fundit ka qene drejtoreshë e Komisionit te Vleresimit te Ofertave.
Prokuroria e Posaçme ka gjetur elementë të veprës penale ‘shpërdorimit të detyrës’, ‘shkeljes së barazisë në tendera’, “falsifikim i dokumentave” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa hetimi vijon për lotin e 7-të të rrugës Kardhiq-Delvinë me vlerë gati 60 mln euro.
Fillimisht ishte Kontrolli i Lartë i Shtetit që zbuloi shkeljet dhe referoi materialet. Të pandehur janë Sonila Qato, Elona Gogo, Simon Prendi, Arbër Troka, Ariana Hasani, Erdit Salillari dhe Almir Hoxhaj. Ndërkohë nën hetim janë edhe Nikollaq Mihali, Miranda Shkurti, Admir Pahumi.

