Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi dhe ka lënë në fuqi dënimin e tij me vit e 4 muaj. Vendimi është marrë gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme. Për rrjedhojë, Apeli i GJKKO-së, është shpallur me vendim të prerë për akuzën shpërdorim detyre.
Në fuqi u la vendimi edhe për tre personat e tjerë të vënë nën akuzë për të njëjtën çështje. Nuk dihet nëse pas këtij dënimi, Gëllci do të rikthehet në qeli. Ai u lirua më 30 gusht.
Gëllçi, bashkë me tre punonjësit u akuzuan për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në krye të RTSH. Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro. Tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia të cilët u akuzuan për shkelje të barazisë në tender janë lënë të lirë.

