Sali Berisha ka zhvilluar takimin e përjavshëm me gazetarët.
Me argumentin se po zbaton Kushtetutën, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se protesta do të bëhet por do shmanget dhuna, veçse nëse Policia nuk i lë tubuesit që të qëndrojnë poshtë Kryeministrisë.
Në fjalën e tij, Berisha ka kërcënuar se nëse Rama kërkon përballje, populli opozitar është i përgatitur.
Gjithashtu foli edhe për sulmet ndaj mediave, duke paralajmëruar se i radhës po përgatitet për “ABC”, pas OraNews dhe News24.
Sa i përket Primareve, i cilësoi si sukses, ndërsa nuk u ndal me denoncimet lidhur me Amant Josifin dhe Olsi Ramën.

