Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet e tij sociale një ditë pasi theu heshtjen për lidhjen e tij me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal. Pas artikullit të dytë që “NeëYorkTimes” për çështjen e ish-agjentit të FBI-së, Rama është kapur sërish me opozitën, të cilën e ka cilësuar “të mjerë, të degraduar, të shfytyruar dhe të çekuilibruar”, por nuk ka lënë pa përmendur as mediat. Sipas Ramës, një është shkaktari i dështimit të opozitës, duke nënkuptuar kryedemokratin Sali Berisha. Edhe njëherë numri një i qeverisë e ka cilësuan Berishën si “të vdekur”.

POSTIMI I PLOTË I RAMËS: 

Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme! Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur.

Në artikullin e sotëm të publikuar, Neë York Times zgjeron kërkimin për Charles McGonigal. Disa prokurorë të FBI, tregojnë rolin e McGonigal dhe raportin e tij me kryeministrin shqiptar. NYT deklaronte sot se kryeministri Edi Rama ka përfituar në marrëdhënien me McGonigal ku ndalet te çështja e hetimit të lobuesit Nik Muzin apo te bashkëpunimi në biznes me Agron Nezën. 

Një javë më parë, FBI arrestoi ish-zyrtarin e lartë të kësaj strukture, Charles McGonigal. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version