Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me dy vite shërbim prove ish-gjyqtarjen e Elbasanit, Zamira Vyshka. Kjo e fundit ishte e akuzuar për korrupsion. GJKKO, në seancën e sotme, vendosi për të edhe “heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3 vjeçare për ish-gjyqtaren.
Ndërsa për avokatin Iilir Pashaj që dyshohet se do i jepte një shumë prej 4 milionë lekësh gjyqtares, GJKKO dha 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1.4 vite heqje lirie.
Vyshka dhe avokati Pashaj sipas hetimeve kishin planifikuar të merrnin 400 mijë lekë rryshfet për t’i ulur dënimin me 6 muaj Xhulio Musait. Të dy u akuzuan për “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal. Persona të interesuar/familjarë të Xhuljo Musajt të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i ofruan gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit. Arrestimet erdhën pasi përgjimet dhe vëzhgimet e Prokurorisë së Posaçme nxorën zbuluar gjyqtaren dhe avokatin Pashai.

