Dënohet me 12 vite burg Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja. Drejtësia belge ka vendosur për dënimin e Rajës, i cili sipas “Nieuwsblad.be” do vuajë dënimin me 12 vjet burg si i dyshuar për pjesmarrje në grupin kriminal shqiptaro-letonez. Gjykata vendosi tre vjet më shumë se sa kishte kërkuar Prokuroria Publike.

Gjatë gjykimit, Prokuroria Publike e cilësoi grupin si një organizatë kriminale “të lartë” që nxirrte fitime të mëdha nga kontrabanda dhe trafikimi i kokainës. Prokuroria publike iu referua kutive të mbushura me para të drogës dhe orave luksoze.

“Hetuesit kanë mundur të përcaktojnë organizimin rreth 36-vjeçarit Kaspars ‘The Boss’ N., falë pajisjeve të përgjimit që kishin vendosur në banesën e tij në Berchem. Hetuesit dëgjuan Kaspars N. dhe shqiptarin Ramazan R. duke folur për një kontejner që ndodhej në kalatën 1742. Një kontenier me banane që tashmë ishte kontrolluar nga dogana, por pa rezultat. Gjatë një kontrolli të ri, doganierët gjetën në tavan 57 kilogramësh kokainë”, shkruan media belge.

Telefonat celularë të anëtarëve të bandës, sipas medias, siguruan materiale të shumta për hetuesit. Shtretër hotelesh plot me para, foto jahtesh luksoze dhe orë me vlerë 655 mijë euro. Ata panë gjithashtu shumë foto të blloqeve të kokainës. 

Raja u dënua me dymbëdhjetë vjet burg dhe me gjobë prej 48 mijë euro. Përveç kësaj, ai duhet t’i dorëzojë shtetit belg 2.8 milionë euro pasuri kriminale. Me 12 vjet burg janë dënuar edhe dy togerët e tij, me 40 mijë euro gjobë. Anëtarët e tjerë të organizatës morën dënime nga katër deri në shtatë vjet.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version