Është lënë në fuqi vendimi për Festim Bexhdilin,  i akuzuar për rrëmbimin me pasojë vdekjen të Jan Prengës, janarin e vitit 2020. Ai është shpallur fajtor për rrëmbimin me pasojë vdekjen dhe zhdukjen e kufomës së Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në Janar 2020. Por edhe sot e kësaj dite nuk është gjetur trupi i Jan Prengës.

Sipas dosjes hetimore, Bexhdili kishte rolin e fshirësit të gjurmëve dhe kishte pranuar statusin e të penduarit të Prokurorisë. Mësohet se fillimisht Bexhdili nuk ka pranuar të fliste por në momentin që para tij janë vënë pamjet filmike, në të cilat ishte edhe vetë vendosi që të rrëfehej pa u kursyer.  I arrestuari ka pranuar para hetuesve se është i punësuar si kopshtar në “Golden”, dhe pasditen e 17 janarit, pronari i kërkoi të nxirrte nga kompleksi trupin e pajetë të një personi.

I riu shpjegon se u largua me një furgon të bardhë dhe trupin e pajetë të Prengës ia ka dorëzuar pronarit të tij, Altin Hajrit dhe një pjesëtari të familjes Doçi nga Shkodra. Më pas, ai pretendon se është kthyer në resort pa e varrosur ai trupin. Edhe pse pamjet tregojnë se ai ka dalë me lopatë në duar.

Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive edhe për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jani (Jak) Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Ata janë: Gentian Doçi, Dritan Gramoz Rexhepi, Gentian Bleta dhe Korado Doda. Vrasja e Prengës është urdhëruar pasi shkak për këtë është bërë vjedhja e 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version