Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, në 21 prill të vitit të kaluar.

Në seancën e kaluar ish-nën drejtori Nikollaq Palla kërkoj dhe paraqiti prova për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”, ku ditën e sotme trupi gjykues e rrëzoj kërkesën e bërë.

Po ashtu Arbër Paplekaj ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë për transferimin e gjyqit nga gjykata e Elbasanit në një gjykatë tjetër, e cila nuk është pranuar nga Gjykata e Lartë.

Sipas burimeve, gjykata vlerësoi si të drejtë kërkesën e paraqitur nga dy trashëgimtarët e tjerë të viktimës Pjerin Xhuvani, për të marrë pjesë në këtë proces.

Gjithashtu gjykata vlerësoi të drejtë parashtrimin e avokates Rezarta Tahiraj, për ti dhënë kohë për të paraqitur Dëshmine e Trashëgimisë, se familjes Xhuvani për në 27 Dhjetor 2022 për të garantuar vijimin e seancave gjyqësore.

Më herët u raportua se është rrëzuar kërkesa e avokatëve për ndarjen e dosjes në disa pjesë, pra që policët të gjykohen më vete dhe Paplekaj më vete

Kujtojmë se vrasja e Xhuvanit tronditi opinionin publik, edhe për vetë rrethanat në të cilat u zhvillua ngjarja, që dyshohet se ndodhi për motive politike.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version