Gjykata e Apelit ka lënë në burg Shefqet Likën, 56-vjeçari i cili akuzohet se çoi bashkëshorten drejt vetëvrasjes.
Gjykata e Tiranës kishte vendosur masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj tij më 8 shtator, por 56-vjeçari apeloi vendimin duke kërkuar që ndaj tij të vendosje masa “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.
Por Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykata e Tiranës së Tiranës, për 56-vjeçari i cili është nën hetim, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Ai akuzohet se ka fshehur vetëvrasjen e bashkëshortes së tij, ndaj së cilës ushtronte dhunë të vazhdueshme, duke e raportuar si vdekje natyrale. Ka qenë vëllai i viktimës që ka ngritur dyshimet dhe ka denoncuar ngjarjen në polici, duke çuar në zbulimin e të vërtetës rreth vdekjes së motrës së tij.
“E gjeta gruan të vetëvarur. Kisha frikë ta denoncoja rastin jo vetëm në Polici, por edhe te familja e saj”, ka deklaruar Shefqet Lika.
Vendimi i Gjykatës së Apelit:
Në datën 05.09.2022, rreth orës 07:30, në Komisariatin e Policisë nr. 5 Tiranë, është paraqitur shtetasi me iniciale S.B, i cili ka kallëzuar se ka dyshime në lidhje me vdekjen e motrës së tij, ndaj bashkëshortit të saj me iniciale SH.L, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim SH.L, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, të parashikuara nga nenet 99 dhe 301 të Kodit Penal.
Me vendimin nr. 1862 Regj.Them, datë 08.09.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:
- Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim L.
- Caktimin si mase sigurimi personal ndaj shtetasit SH.L, ate të “arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 I K. Pr. Penale.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim SH.L, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.
Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro, me vendimin nr, 856 datë 04.10.2022 vendosi:
-Miratimin e vendimit 1862 Akti, datë 08.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Marre nga Panorama.al

