Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar se pas deklaratave të bëra në media të bashkëshortit të Rozeta Dobit, Spartak Dobi, hetimi duhet të zgjerohet sepse ky i fundit ka akuzuar kunatin që punonte bojaxhi se mund të ishte grup me gruan e tij pastruese në vjedhjen e parave nga banesat e punëdhënësve.

“Nga deklarata e bashkëshortit të saj unë shoh që ka dhe një zjgerim të hetimit që duhet të ndodhë nga prokuroria, që mund të shkojë e te vëllai e njerëz të tjerë babai i ka akuzuar dje ata që janë pjesë e këtij grupi.

Ai është një prind që thotë “ma morën në qafë”, e ka viktimizuar djalin por në rastin konkret dhe vëllai i punonjëses akuzohet nga kunati i tij që ka qenë pjesë e këtji grupi. Ai punon bojaxhi e do jetë pjesë e hetimit për të parë nëse ka qenë grup i strukturuar apo nëna ka qenë organizatorja e ka marrë dhe në qafë të birin.

Hetimi do vijojë dhe sfida do jetë për të gjetur autorin e 404 mijë eurove dhe sendet e tjera që do u gjendet pronari por për 404 mijë euro është një pikëpyetje shunmë e madhe që vërtet ka aludime pa fund“, tha ai në një intervistë për Top Channel.

Ndër të tjera, Karamuço tha se Rozeta Dobi mundohej të fitonte besimin e personave ku shkonte për të punuar duke u paraqitur e komunikueshme dhe me çmimin e ulët që i vinte punës së saj.

“Nga profili që bënte apo krijonte në marrëdhëniet e shërbimeve që ofronte e para qante shumë halle, bëhej si një nënë e madhe kudo ishte shumë komunikuese e ëkshtu bëhej e besueshme sa njerëz i linin çelësin e hynte dhe kur nuk ishin të zotët në banesë. Ajo ka marrë para gradualisht. Nuk janë para të grabitura në një akt të vetëm, pa rënë në sy.

Ka kuptuar cfarë parash liheshin mënjanë e cfarë konsumoheshin më shpejt. Edhe avokati i ka thënë nuk mund të ndihmoj dot në gjykatë. Ajo do kalojë me një gjykim disi të shkurtuar.

Kishte banesa që shkonte 2-3 herë në jave dhe 1 herë në dy javë. Pagesën e kishte 20 mijë lekë të vjetra për një banesë të zakonshme kjo ka qernë një grep ofertë e mirë për tu futur në këto shtëpi me një cmim të ulet për të kërkuar sa më shumë e për punën cilësor e pastaj e ka shfrytëzuar për të organizuar një skemë grabitje”.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version